Rrahje për borxh në Prishtinë (Video)
Për borxhin 35 mijë eurosh ndaj ndërmarrjes publike banesore, Autoshkollës “Abis” i’u është ndaluar puna në lokalin në të cilin e ushtrojnë biznesin tash e 25 vjet.

Lajme
Por, pronarët e lokalit nuk e respektuan vendimin e komunës së Prishtinës.
Kështu që e larguan bllokadën e vendosur dhe vazhduan punën, por pastaj filloi një përleshje fizike mes të dy palëve.
Pronari i këtij biznesi, Afrim Islami, pranoi që firma e tij ka borxh por se ai është në pritje që t’i falet nga ligji për faljen e borxheve, ngase një pjesë e tij figuron para vitit 2008.
