12 qytetet më të vjetra në botë, të cilat ende vazhdojnë të jenë të banuara |FOTO|

Njihuni me listën e 12 qyteteve më të vjetra në botë të cilat kanë qenë vazhdimisht të banuara dhe vazhdojnë të jenë ende.

Lajme

26/08/2015 18:39

Qytetet të cilat i kanë qëndruar kohës kanë më shumë se vrragët e historisë; ato tregojnë ndikimin e tyre – pozitive dhe negative, të civilizimit njerëzor. Qytetet më të vjetra në botë ngërthejnë në vete arkitekturë të bukur dhe tregime të mahnitshme, sido që të jetë shumë pak qytete të vjetra ekzistojnë sot. Ka mospajtime rreth të dhënave historike se cili është saktësisht më i vjetri, por këtu janë të renditura 12 prej tyre kryesisht për shkak të rëndësisë kulturore dhe religjioze. /lajmi.net

1. Damasku, Siri
Besohet se Damasku është qyteti më i vjetër në botë i cili gjithnjë ka qenë i banuar. me dëshmi të vendmanimeve që datojnë deri në 11.000 vjet të vjetra. Lokacioni dhe qëndrueshmëria e kanë bërë Damaskun kryqëzim të civilizimeve të cilat kanë ardhur dhe janë zëvendësuar nga të tjerat. Në ditët e sotme, zona e qendrore e qytetit është e banuar nga 2.5 milionë banorë, në vitin 2008 ishe përzgjedhur si Kryeqyteti Arab i Kulturës.
Damascus, Syria
2. Jericho, Bregu perëndimor
Fortifikatat e zbuluara në Jericho datojnë deri në 6800 vjet para krishtit duke konfirmuar se Jericho është qyteti më i vjetër me mure, kurse si zonë e banuar daton deri në 11.000 vite. Tani atje jetojnë rreth 20.000 banorë.
Jericho, West Bank
3. Aleppo, Siri
Dëshmi të shumta tregojnë se Aleppo ka qenë lokacion i banuar qysh para 8000 vjetëve, por gërmimet vetëm pak kilometra larg qytetit të tanishëm tregojnë se kjo zonë ka qenë e banuar qysh para 13.000 viteve, gjë që vërteton se Aleppo dhe zona përreth është vendbanimi më i vjetër në botë.
aleppo on a bright, sunny day
4. Athina, Greqi
Shtëpia antike e filozofisë dhe vendlindja e Civilizimit Perëndimor, historia e Athinës shkon shumë kohë para ditëve të Sokratit, Platonit dhe Aristotelit. Qyteti vazhdimisht ka qenë i banuar për së paku 7000 vite. Në ditët e sotme vazhdon të jetë një nga qytetet më të mëdha, dhe Akropolisi ende qëndron me pamjen e mrekullueshme të qytetit si në pëllëmbë të dorës.
Athens, Greece

 

5. Argos, Greqi
Një vendbanim urbam për së paku 7000 vjet, Argos është në garë me Athinën për të qenë qyteti më i vjetër në Evropë. Një fakt nga historia; Argos refuzoi të luftonte dhe dërgonte armë në luftërat Greko-Persiane. Ndoshta kjo mund të jetë edhe një nga arsyet pse ky qytet ka qëndruar kaq gjatë.
high view of argos, greece
6. Plodviv, Bullgari
Plodvivi njihet si vendbanim i Trakëve, në atë kohë kishte emërtimin Philippopolis për grekët, gjithashtu ishte edhe një nga qytetet e rëndësishme të romakëve. Një periudhë të caktuar ky qytet është sunduar dhe nga otomanët. Provat për këtë vendbanim shkojnë deri në 6000 vjet më parë. Në ditët e sotme vazhdon të jetë qyteti i dytë më i rëndësishëm në Bullgari.
high view of plovdiv, bulgaria
7. Biblos, Liban
Edhe pse ka dëshmi se ky qytet është i banuar për 7000 vite, gjytet i banuar vazhdueshëm është vetëm për 5000 vite.
A house stands near an archaeological site in Byblos
8. Sidoni, Liban
I banuar së paku për 6000 vitet e fundit, Sidoni ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Fenikasve për shkak të lokacionit dhe portit të tij në detin mesdhe, ky qytet njihet edhe si derë pushtimi e perandorive të ndryshme si Babilonasve, Egjiptianëve, Grekëve, Romakëve, dhe Otomanëve. Në ditët e sotme atje jetojnë rreth 200.000 banorë.
shore and city buildings in sidon, lebanon
9. Rayy, Iran
Rayy gjendet në zonën e madhe të Teheranit metropolitan, ky qytet ka prova se është i vjetër 8000 vite, edhe pse vazhdimisht ka qenë i okupuar për rreth 5000 vite.
rayy, iran
10. Jeruzalemi
Jeruzalemi është njëri nga disa qytetet që kanë lulëzuar në regjionin e Levantit, 4000-5000 vite më parë, por po një vend të veçantë në histori duke qenë udhëkryq dhe vend-takim i religjioneve më të mëdha.
Jerusalem
11. Luoyang, Kinë
Një numër i madh i qyteteve antike ishin ndërtuar 4000 vite më parë në Lindje të Mesme dhe Evropë, por Luoyang dallon nga to pasiqë është qyteti më i vjetër në Azi.
Luoyang, China
12. Varanasi, Indi
Sipas legjendave hinduse, Varanasi është më shumë se 5000 vjet i vjetër dhe llogaritet si një nga qytetet më të vjetra në botë, edhe pse dëshmitë për këtë vendbanim e vërtetojnë se është vetëm 3000 vite i vjetër.
varanasi india