“Ne nuk kemi politikanë – ne kemi hajdutë”
Presidentja braziliane, Dilma Rousseff po përballet me një sërë protestash masive që në krye të tyre kanë thirrjet për fajësim për korrupsion dhe inatet me ekonominë: “Ne nuk kemi politikanë – ne kemi hajdutë”.

Bota
Dhjetra mijëra brazilianë kanë dalë rrugëve sot për të protestuar kundër Presidentes Dilma Rousseff, transmeton në shqip Indeksonline.
Ata janë të zemëruar nga shpalosja e skandalit të korrupsionit masiv, nga një ekonomi të zhytur në rënje dhe masat shtrënguese të ashpra. Shumë prej protestuesve thirrnin për shkarkimin e presidentes.
Policia braziliane tha se rreth 25.000 protestues ishin në kryeqytetin e vendit, Brasilia. Protestat janë zhvilluar në më shumë se 200 qytete anembanë Brazilit duke përfshirë edhe qendrat e mëdha si Sao Paulo, Belo Horizonte dhe Salvador.
Sipas gazetës vendase “O Folha de Sao Paolo”, e cila ka cituar burime anonime brenda qeverisë, rreth 200.000 brazilianë ishin gjithandej në protesta, duke përjashtuar ato në Rio de Janiero dhe Sao Paulo – ku kishte më pak se qeveria kishte frikë të arrihej numri i protestuesve.