Mustafa takohet të martën në Berlin me kancelaren Merkel

Kryeministri Isa Mustafa, do të qëndrojë të martën, më 30 qershor në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Lajme

27/06/2015 08:26

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të kancelares gjermane.

Në kalendarin e agjendës së saj, më 30 qershor thuhet: “Kancelarja Merkel pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa. Temë e diskutimit janë marrëdhëniet bilaterale, gjendja në Kosovë dhe marrëdhënet e Kosovës me Bashkimin Evropian”.

Për vizitën e Isa Mustafës në Berlin kishte raportuar edhe më heret Gazeta Blic duke dhënë edhe detajet e saj dhe delegacionin që atë do ta përcjellë në kryeqytetin gjerman.