Ibrahimi: Fitoi demokracia, humbi Kosova
Njohësi i çështjeve politike Ilir Ibrahimi, ka reaguar lidhur me mos votimin për ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale, për të cilën edhe pse 75 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro, nuk ishin të mjaftueshme.
Lajme
Si rezultat, amendamenti 24 që parasheh ndryshime kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të Gjykatës Speciale, nuk kaloi.
Ibrahimi në rrjetin e tij social facebook ka thënë se me të vërtetë sot ka fituar demokracia, por ka vënë në dyshim nëse kjo është një fitore për shtetin e Kosovës.
“Deputetët që votuan kundër, dhe ata që kundërshtuan pa votuar, vunë një gur në themelet e demokracisë së Kosovës, por sa ishte në favor të interesit të Kosovës ajo votë kundër do ta dëshmojë koha. Vërtetë demokracia fitoi, por a fitoi edhe Kosova, nuk do shumë mend të shihet” është shprehur ai
Më poshtë mund të gjeni shkrimin e plotë të analistit Ilir Ibrahimi:
“Democracia është sistemi më i keq i qeverisjes përveç gjithë të tjerave që janë sprovuar deri tani “, është një thënie e Winston Churchill.
Shembull shumë praktik i kësaj thënieje u pa sot në Kuvendin e Kosovës. Deputetët që votuan kundër, dhe ata që kundërshtuan pa votuar, vunë një gur në themelet e demokracisë së Kosovës, por sa ishte në favor të interesit të Kosovës ajo votë kundër do ta dëshmojë koha.
Me votë të lirë sot deputetët e Kosovës votuan për dy opsione:
- Një gjykatë të themeluar nga ta ( deputetët e kuvendit) e cila do të merrej me pastrimin e oborrit të shtëpisë, e sygjeruar dhe e inkurajuar nga partnerët strategjikë si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evroian, apo
- Një gjykatë të themeluar nga Rusia, e cila nuk do të ndalet nga këta partnerë strategjikë, dhe do të merret me pastrimin e oborrit tonë
Vërtetë demokracia fitoi, por a fitoi edhe Kosova, nuk do shumë mend të shihet.