Dështon votimi i Gjykatës Speciale

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar ndryshimet kushtetuese që mundësonin formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Lajme

26/06/2015 18:06

Ndryshimi i amendamentit numër 24 i Kushtetutës së Kosovës në votim morri, 75 vota për, 7 kundër dhe dy abstenime. Ndryshimet Kushtetuese kërkojnë 2\3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ose 80 vota.

Përveç deputetëve të partive opozitare në Kosovë, kundër ndryshimeve kushtetuese të cilat do të mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale kanë qenë edhe një numër i pacaktuar i deputetëve të pozitës, disa nga të cilët kishin deklaruar edhe publikisht votën e tyre kundër.