Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së: S’do ta votoja Gjykatën Speciale edhe nëse me të, të lidhej fundi i botës
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos votojnë themelimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe ka thënë se ai personalisht nuk do ta votonte këtë gjykatë edhe nëse ajo do të shmangte fundin e botës.
Lajme
Ai ka thënë se pushteti aktual e ka sjellë Kosovën në një situatë për të gjymtuar shtetin e Kosovës.
Konjufca i ka bërë thirrje të mos votohet Gjykata Speciale pasi Serbia ka qenë agresori e jo Kosovë.
“Ne luftuam për liri e Serbia për pushtim. Me këtë gjykatë krijohet përshtypja se ne kemi qenë agresori. Gjykata e rrënon sistemin tonë gjyqësor”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se sot në Kuvendin e Kosovës, po përsëritet situata e para 26 viteve kur ky Kuvend nën masat e dhunshme, po bënte ndryshime kushtetuese, për ta aneksuar Kosovën nga Serbia, dhe sipas tij, fatëkeqësisht edhe atëherë sikurse sot, Isa Mustafa ishte pjesë e pushtetit.
Konjufca ka thënë se kjo gjykatë nuk e trajton asnjë krim të Serbisë që ka ndodh në Kosovë. “274 maskara kanë ndodhë në Kosovë, 550 varreza masive janë gjetur”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo çfarë po ndodhë me këtë gjykatë, është e paprecedentë në historinë e njerëzimit. (lajmi.net)