Temperaturat deri në 45 gradë celsius marrin jetën e 700 personave në Pakistan (Foto)

Afër 700 persona kanë vdekur si pasojë e një vale shumë të nxehtë tre ditore, në Pakistan.

Bota

24/06/2015 15:03

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij shteti të martën, të cilët së bashku me mjekët po luftonin për të trajtuar pacientët, përderisa në spitale u shpall edhe  gjendje e jashtëzakonshme, transmeton lajmi.net.

aa

Ndërsa nga kjo nxehtësi e madhe prej 45 gradë celsius, ka bërë me mija persona që të shtrihen nëpër spitale. Klerikët myslimanë kanë kërkuar nga të sëmurët që të ndërpresin muajin e Ramazanit përgjatë kësaj nxehtësie prej 45 gradë.

aaa

“Numri i personave që kanë ndërruar jetë gjatë kësaj vale të nxehtësisë tashmë ka arritur në 692”, ka thënë një zyrtar i lartë provincial shëndetësor, Saeed Mangnejo.

aaaa

Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në spitalin më të madh në Karaçi, ku janë trajtuar më shumë se 3 mijë persona, ka thënë Semi Jamila për AFP.

aaaaaa

Vdekja e tyre ka ardhur për shkak  se vendi me shumicë myslimane me rreth 200 milion njerëz, ishin duke agjëruar muajin e Ramazanit, të cilëve iu është e ndaluar ngrënia dhe pija që nga lindja e diellit deri në perëndim.

aaaaaaa

Disa klerikë kanë lëshuar paralajmërime publike duke thënë se personat fizikisht të dobët mund të abstenojnë në festimin e këtij muaji në këto kushte të rënda. (lajmi.net)

aaaaaaaa

aaaaaaaaaaa

aaaaaaaaaaaa

aaaaaaaaaaaaaaa

aaaaaaaaaaaaaaaa

1

2

3

4

5