Pirlo largohet nga Juventus
Andrea Pirlo ka kërkuar të largohet nga Juventus për t’u transferuar në New York City.
Sport
Andrea Pirlo ka kërkuar të lirohet nga viti i fundit i kontratës në Juventus, në mënyrë që të transferohet në New York City.
Mesfushori italian është në negociata me klubin nga Major League Soccer dhe mund të debutojë së bashku me anglezin Frank Lampard në ndeshjen kundër Torontos më 12 korrik.
36-vjeçari së fundmi vizitoi New Yorkun duke shtuar spekulimet rreth transferimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Andaj, pas sulmuesit Carlos Tevez i cili është pranë rikthimit në Boca Juniors, Pirlo është ylli i radhës që do të largohet nga Juventus.