Dorëzohet Serbia: Vulos pasaportat e Republikës se Kosovës(Foto)

Një qytetari të Kosovës shteti i Serbisë ia ka vulosur pasaportën e Republikës së Kosovës. Taulant Hodajt, një qytetari të Republikës së Kosovës shteti i Serbisë apo zyrtarët kufitar ja kanë vendosur vulën në pasaportën e tij.

Lajme

21/06/2015 19:52

Ai në një status në Facebook ka treguar vulën që ja kanë vënë në pasaportën e Kosovës.

“Serbia për herë të parë pranon pasoshat e Kosovës dhe vendosë vulë në të. Dje me rastin e hyrjes ne Serbi nëpërmjet Danubit me anije!”, ka shkruar Hodaj në statusin e tij në Facebook.

Deri me tani qytetarët e Kosovës kanë mundur të kalojnë në shtetin fqinjë vetëm nëpërmes letërnjoftimeve.