SHBA-të pro Speciales, Opozita kundër
Deputetët e opozitës edhe pse kanë marrë në dorë projektligjet për Gjykatën Speciale, edhe përkundër paralajmërimeve të ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, se nëse Specialja nuk kalon në Kosovë, atëherë nuk mund të pengohet themelimi i saj në OKB, bëjnë me dije se nuk do ta votojnë themelimin e saj.
Lajme
Qeveria i ka dërguar në Kuvend dy projektligjet për Gjykatën Speciale deputetëve për t’i njoftuar me detajet e saj, me shpresë së deputetët e opozitës do të binden që ta kalojnë, por ata bëjnë të ditur se nuk do të “lëshojnë pe”.
Ambasadorja Jacobson, në një intervistë për RTK-në, bëri të ditur qartë, se me kalimin e Speciales në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, aty do ta kenë në dorë Gjykatën vende, të cilat nuk e mbështesin Kosovën./Zëri/