Momenti kur deputeti Muja heq dorë nga pasaporta diplomatike ‘e pavlerë’ e Kosovës (Foto)

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja, sot hoqi dorë në mënyrë demonstrative nga pasaporta diplomatike e Kosovës.

Lajme

18/06/2015 11:28

Ai këtë veprim e bëri i revoltuar nga veprimi i shtetit slloven me rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe pafuqinë e pasaportës diplomatike të shtetit të Kosovës në këtë rast, transmeton lajmi.net.

Deputeti Shaip Muja

Muja duke i dorëzuar pasaportën diplomatike kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, tha se “kjo pasaportë është e pavlerë”. Ai ftoi edhe kolegët tjerë deputetë që ta bëjnë një gjest të tillë. (lajmi.net)