Aguero, ëndërr e parealizueshme e Realit

Duket se Florentino Perez është dorëzuar në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Agueros.

Sport

17/06/2015 18:11

Real Madridi duket se është dorëzuar në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Agueros, kështu së paku raporton e përditshmja spanjolle, Marca.

Këtë vendim e ka marrë vet presidenti i Los Blancos, Perez, i cili nuk do të tentojë të bëj një lëvizje të tillë për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet skuadrave.

Manchester City i ka bërë të qartë Realit se nuk do të lejojë shitjen e Agueros, kështu Los Blancos nuk do të tentojnë që ta transferojnë atë.