Komuna e Shpend Ahmetit e bllokuar nga opozita
Ekzekutivi i Prishtinës është dorëzuar përballë bojkotit të opozitës, andaj ka vendosur që të mos i dërgojë më në Asamble propozimet që vijnë nga Drejtoria e Urbanizmit që drejtohet nga Liburn Aliu.
Lajme
Opozita po e kërkon dorëheqjen e tij, ndërsa vetë Aliu thotë se nuk do ta plotësojë këtë kërkesë të asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së.
Fuqia e LDK-së dhe PDK-së në Asamblenë Komunale në Prishtinë është absolute përballë Vetëvendosjes dhe partive tjera.
Këto dy parti po e bojkotojnë cdo vendim që po shkon në Kuvendin e Prishtinës nga Drejtoria e Urbanizmit që udhëhiqet nga Liburn Aliu, pasi që po kërkojnë dorëheqjen e këtij të fundit.
Prandaj ekzekutivi komunal është dorëzuar përballë bojkotit, andaj ka vendosur që të mos i dërgojë më në Asamble propozimet e Drejtorisë së Urbanizmit, derisa të themelohet Drejtoria e Planifikimit që do ta “anashkalojë” Aliun. (Zëri)