Suhareka digjet, kryetari luan letra në Mushtisht dhe ja çfarë thotë (FOTO)

Teksa po digjet zona mbi Dobërdelan dhe se vetëm tre zjarrfikës po përballen me zjarrin, kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, po luan letra.

Lajme

15/06/2015 23:22

Këto fotografi i ka siguruar TherandaPost dhe gjendja po ndodh tani.

Sali Asllanaj duke luajtur bixhoz në fshatin Mushtisht

Ai po luan letra në fshatin Mushtisht, me disa figura të njohura të LDK-së të këtij fshati.

Ndërkohë, lajmi.net, ka kontaktuar me kryetarin e Komuns së Suharekës, Sali Asllanaj, i cili as nuk e ka mohuar e as pohuar lojën e bixhozit në kohën kur zjarri zgjerohej në fshatrat e kësaj komune.

“Është punë e imja, pas orarit të punës çfarë të dua”, ka thënë Asllanaj duke komentuar postimin e fotografive.

Sipas Asllanajt, fshati Dobërdolan nuk është i rrezikuar dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.

“U informova, fshati nuk është në rrezik, ekipi i zjarrfikësve është duke e lokalizuar zjarrin”, ka thënë Asllanaj.

Një zjarrë me perimetër rreth dy kilometra ka shpërthyer mbi fshatin Dobërdolan të Komunës së Suahrekës dhe sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes zjarri është duke u përhapur në drejtim të fshatit.