Messi befason me fjalët për Ronaldon

Lionel Messi ka insistuar se nuk e konsideron veten në rivalitet me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

11/06/2015 12:43

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë dy futbollistët më të mirë në botë në vitet e fundit.

Por, sulmuesi i Barcelonës ka insistuar se nuk e konsideron veten në rivalitet me yllin e Real Madridit.

“Nuk ekziston një rivalitet mes meje dhe Cristiano Ronaldos”, deklaroi Messi për “Shortlist”.

“Kurrë nuk ka ekzistuar. Këtë e kanë shpikur mediat”, u shpreh ai.