Perez befason me fjalët për Benitezin
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se e konsideron Rafael Benitezin si njërin prej trajnerëve më të mirë në botë.

Sport
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vetëm lëvdata për trajnerin e ri, Rafael Benitez.
Strategu spanjoll u prezantua në Santiago Bernabeu.
Ndërsa, Perez beson se ka bërë zgjedhjen e duhur.
“Benitez është një prej trajnerëve më të mirë në botë”, deklaroi Perez para gazetarëve.
“Do të fillojmë një etapë të re. Objektivi ynë është ndjekja e titujve të rëndësishëm dhe për këtë arsye kemi këtu një trajner të ri”, u shpreh ai.