Pas Ancelottit, edhe Ibrahimovic refuzon Milanin
Pas Carlo Ancelottit, edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka refuzuar mundësinë e rikthimit në Milan.

Sport
Carlo Ancelotti dëshpëroi tifozët e Milanit duke refuzuar ofertën e klubit për rikthim në postin e trajnerit në San Siro.
Kurse, të njëjtën gjë e ka bërë edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.
Ylli suedez ishte përmendur si një prej përforciomeve të mundshme të Rossonerëve për sezonin e ri.
Por, njësoj sikurse Ancelotti, edhe Ibrahimovic nuk është i interesuar të rikthehet në San Siro.