James, 3 në 1
James Rodriguez është shndërruar në idhull të ri të tifozëve të Real Madridit. Ylli kolumbian është duke i mahnitur ata me paraqitjet e tij.
Sport
Për një kohë të gjatë, Cristiano Ronaldo ka qenë idhulli më i madh i tifozëve të Real Madridit.
Por, së fundmi, mbështetësit e Los Blancos e kanë gjetur një futbollist të ri, i cili ua ka pushtuar zemrat.
E ai është James Rodriguez i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në periudhën e fundit, pas rikuperimit nga lëndimi, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Golat, asistimet, vrapimet, këto janë tri veçoritë me të cilat James ka fituar mbështetjen e madhe të tifozëve në Santiago Bernabeu.