Nënkryetari i Komunës, nën hetim për favorizim azilkërkuesish
Dy zyrtarë të Komunës Libonik, në qarkun e Korçës, po hetohen me akuzën se kanë dhënë dokumente të falsifikuara për njerëz që janë larguar më pas drejt vendeve të BE-së për të kërkuar strehim politik.
Lajme
Dy zyrtarët që po hetohen, dyshohet se kanë lëshuar një dokument të falsifikuar në favor të një 42-vjeçareje, e cila më pas është larguar nga Shqipëria për të kërkuar strehim politik në BE, transmeton Mapo.
Zyrtarët që po hetohen janë nënkryetari i Komunës, Kastriot Malushi, 50-vjeç, dhe sekretarja 53-vjeçare e Komunës V.A.
Akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e shpërdorimit të detyrës.