Benatia humb dy ndeshjet ndaj Portos
Qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Mehdi Benatia do të mungojë në dy ndeshjet kundër Portos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për shkak të një lëndimi.
Sport
Bayern Munich ka marrë një tjetër goditje me lajmin se Mehdi Benatia do të mungojë për deri në një muaj për shkak të një lëndimi.
Marokeni u dëmtua në fitoren ndaj Bayer Leverkusenit me penallti në Kupën e Gjermanisë, dhe ka konfirmuar se do të mungojë në dy ndeshjet kundër Portos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Pas testeve mjekësore, është konfirmuar se do të mungojë për dy deri në katër javë. Jam i dëshpëruar por është diçka që ndodh”, u shpreh ai.