Rikthehet në institucionet ministri i Listës Serbe

Ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, pjesëtar i Listës Serbe, është kthyer për t’i kryer detyrat e tij prej ministri, pas rreth 2 muajve që kur Lista Serbe ishte tërhequr nga institucionet pas shkarkimit të ministrit Aleksander Jabllanoviq.

Lajme

09/04/2015 13:54

Mariq ka marrë pjesë në cilësinë e ministrit të Pushtetit Lokal në takimin ndërministror për projektin e Brezovicës.  Zëvendësministri i kësaj ministrie, Ramadan Ilazi, ka thënë se nuk e ka pritur në këtë takim ndërministrorë meqë Mariq ishte tërhequr së bashku me Listën Serbe nga Qeveria. Mariq ka thënë së është kthyer për shkak se “bëhet fjalë për interesa të serbëve”.

Në këtë takim Komuniteti Ndërministrorë ka dhënë lejen nënshkrimit të kontratës 409 milionëshe me konzorciumin francez. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, i cili ka përkrahur projektin e Brezovicës, ku parashihet të bëhet resori më i madh në Ballkan.