Arrestohet një kamerier për vrasjen e rojës në Albi Mall
Policia e Kosovës ka arrestuar një kamerier lidhur me vrasjen rojtarit në qendrën tregtare Albi Mall në periferi të Prishtinës.
Lajme
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, transmeton kallxo.com
“Lidhur me këtë rast një person është arrestuar dhe policia është në kërkim të personave të tjerë të dyshimtë për këtë rast”, ka thënë Kelani.
Personi i arrestuar ka vendosur të mbrohet në heshtje. Për profesionin e tij prej kamarieri e ka njoftuar avokati mbrojtës, Asdren Hoxha.
“Policia e ka marrë në pyetje klientin tim nën dyshimin se ai ka gisht në veprën penale raste të rënda të vjedhjeve grabitqare me pasoja fatale. Klienti im ka vendosur të mbrohet në heshtje. E vetmja provë e policisë është se ai ka punuar si kamerier në lokalin ku ka ndodhur vrasja. Mirëpo për bindja ime si avokat është se në këtë rast policia nuk ka prova se i mbrojturi im është i përfshirë në këtë vepër penale. Unë shpresoj që i njëjti së shpejti të lirohet në procedurë të rregullt ose eventualisht t’i caktohet ndonjë masë alternative”, ka thënë Hoxha.