Një tjetër deputet i PS-së i dënuar për trafik droge

Disa media opozitare në Shqipëri kanë nisur të përflasin edhe një tjetër deputet socialist që sipas tyre rezulton të jetë i dënuar për trafik droge jashtë Shqipërisë.

Lajme

06/04/2015 00:02

Bëhet fjalë për deputetin e qarkut të Durrësit, Artur Bushi, i cili ishte i gjashti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2013.

Mediat pranë opozitës raportojnë se Artur Bushi ka qënë pjese një grupi kriminal që bënte transportin e drogës nga Amsterdami në Itali.

Mbi aktivitetin kriminal të Bushit nuk jepen shumë detaje, por thuhet se ai është arrestuar dhe dënuar në Itali për trafik droge.

Këto media i referohen edhe një artikulli të vitit 2010 të portalit,  varesenews.it  ku emri i Artur Bushit përmendet si një prej pjesëtarëve të një grupi kriminal të trafikut të kokainës.

Në këtë artikull përmenden edhe emrat e bashkëpunëtorëve të Artur Bushit si dhe detaje nga hetimet që thonë se nga ky aktivitet grupi kishte arritur që të siguronte 1 milionë euro të ardhura.

a