Katër klubet që blejnë lirë e shesin shtrenjtë

Porto, Benfica, Sevilla e Arsenal janë katër klubet që blejnë lirë, por që shesin shtrenjtë, duke përfituar shumë nga largimet e futbollistëve.

Sport

03/04/2015 15:21

“Bli lirë dhe shit shtrenjtë”. Kjo është motoja e punës në disa prej klubeve më të njohura të Europës.

Kërkimi i talenteve në botë, kryesisht në Amerikën Latine, blerja e tyre në shifra minimale dhe më pas shitja e tyre në klube të tjera të mëdha për shuma marramëndëse, raporton Portali Albeu. Kjo është politika e shit-blerjeve te Porto, Benfica, Sevilla dhe Arsenal.

Katër ekipet e sipërmendura kanë mundur të grumbullojnë të ardhura të konsiderueshme nga shitja e yjeve të tyre, të cilët ishin blerë më herët me çmime të arsyeshme.

Sa milionë janë shpenzuar për blerjen e tyre dhe sa janë shitur më pas. Vendi i parë i takon Portos, ekip i cili ditët e fundit shiti te Real Madrid për shumën e 31.5 milionë eurove brazilianin Danilo.