Nis hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit
Sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020.
Lajme
Ky takim është udhëhequr nga Edon Myftari, këshilltar për Siguri Nacionale i kryeministrit Isa Mustafa.
Në takim u bisedua për qëllimin dhe objektivat e strategjisë si dhe për bashkërendimin e punës ndërmjet akterëve vendorë e ndërkombëtarë që do të punojnë në hartimin e kësaj strategjie të rëndësishme.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 18 të rregullt të 11 marsit 2015, ka marr vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020, në përbërje të të cilit do të jenë përfaqësuesit e institucioneve kryesore në Kosovë, përfaqësuesit e medieve, të bashkësive fetare, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit. (lajmi.net)