Motra e Ronaldos flet keq për Irinën
Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Ronaldo ka thënë fjalë mjaft të këqija për supermodelen ruse, Irina Shayk e cila është ish-e dashura e yllit portugez.

Sport
Ronaldo dhe Irina janë ndarë disa muaj më parë, ndërsa Elma Ronaldo nuk ka lënë pa thënë fjalë të këqija për supermodelen ruse.
“Irina është për ne si një person i vdekur. Ne kemi vuajtur pas ndarjes, por duhet të vazhdojmë tutje dhe ta harrojmë atë”, u shpreh Elma, përcjell Metro.
‘Cristiano është mirë me ose pa të dashur në krahët e tij. Ai është i lumtur. Ndarja ishte sikurse e çdo çifti. Ka mbaruar dhe kaq. Tani duhet të vazhdojmë tutje”, shtoi tutje motra e lojtarit.