Kina me inflacion mujor prej 1.4 për qind
Inflacioni në Kinë u rrit ndjeshëm në muajin shkurt në sajë të faktorëve sezonalë që lidhen me festën e Vitit të Ri hënor, një rritje e konsiderueshme pas një rënieje në muajin janar.
Lajme
Për ngritjen e inflacionit në muajin shkurt prej 1.4 për qind njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave.
Kjo shifër është më e lartë se inflacioni prej 0.8 për qind regjistruar në muajin janar. Ai ra papritur nën 1 për qind, për herë të parë që prej pesë vjetësh, si pasojë e një kërkese të brendshme dhe të jashtme në rënie.
Për ekspertët e Zyrës së Statistikave të Kinës, rritja neto e çmimeve të mallrave të konsumit muajin e kaluar shpjegohet me faktin e pushimeve të gjata me rastin e Viti të Ri hënor, nisur më 18 shkurt.
Me këtë rast, pjesa më e madhe e kinezëve u kthyen në vendet e tyre të lindjes për të qëndruar disa ditë me familjet e veta dhe për të festuar të gjithë së bashku.