Pogba te Reali në vitin 2016?
Pasi Marco Reus ka konfirmuar rinovimin me skuadrën e Dortmundit, Real Madridi do të kërkojë me çdo kush të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.
Sport
Sipas raportit të bërë nga Ecodiario.es mësojmë se Real Madridi është skuadra favorite për të siguruar shërbimet Paul Pogbas.
Juventusi vështirë se do ta lëshojë lojtarin gjatë kësaj vere, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për verën e vitit 2016.
Gjatë këtij viti, Pogba pritet të transferohet te skuadra e Real Madridit, e cila është shprehur e gatshme për të derdhur milionat për shërbimet e tij.