18 milionë euro në vit për Xavin
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, do të transferohet në Katar ku i është premtuar pagë marramendëse prej 18 milionë euro në vit, në kontratë trevjeçare.
Sport
Vazhdojnë të qarkullojnë spekulime rreth largimit të mesfushorit Xavi nga Barcelona, në fund të këtij sezoni.
Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, ylli i gjigantit katalan kërkohet nga New York City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, ai do të transferohet në Katar ku i është premtuar pagë marramendëse prej 18 milionë euro në vit, në kontratë trevjeçare.
E si të mos e pranojë?