Në BeH, mijëra njerëz pa rrymë elektrike dhe ujë

Bora, shiu dhe era e fuqishme anembanë Bosnjës e Hercegovinës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm.

Lajme

05/03/2015 20:29

Shumica e fshatrave në Hercegovinë prej mbrëmë nuk kanë energji elektrike për arsye të prishjeve nga moti i lig, por probleme ka edhe në pjesë tjera të Bosnjës, në Zenicë, Tuzëll, si dhe disa lagje të kryeqytetit Sarajevës.

Shkaku i mungesës së energjisë elektrike, probleme të mëdha ka edhe në furnizim me ujë të pijshëm.

Shiu dhe bora, por sidomos erërat e fuqishme me shpejtësi deri në 140 km. kanë shkaktuar dëme materiale dhe përmbytje edhe në shumë vendbanime të Kroacisë, si dhe të Sllovenisë.