Figo: Dua të bëhem president i FIFA-s

Ish futbollisti i madh portugez, Luis Figo ka konfirmuar kandidaturën e tij për president të ri të FIFA-s, duke sfiduar Sepp Blatterin.

Sport

28/01/2015 13:52

Luis Figo ka hyrë në garë për t’u bërë president i FIFA-s. Ish ylli i Real Madridit dhe Barcelonës ka bërë të ditur synimin e tij për të sfiduar Sepp Blatterin.

“Dua të përkujdesem për futbollin, andaj ajo që kam duke parë rreth imazhit të FIFA-s, jo vetëm në vitet e fundit, nuk më pëlqen”, deklaroi ai gjatë një interviste për “CNN Wednesday”.

“Nëse kërkoni FIFA në internet gjëja e parë që shihni është: skandal, jo fjalë pozitive. Këtë duhet ta ndryshojmë së pari dhe ta përmirësojmë imazhin e FIFA-s. Futbolli meriton shumë më tepër se kjo”, u shpreh Figo.