Selimi: Ku mbetën 1,000 kujdestarët e Vetëvendosjes?

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi duket të jetë “shqetësuar” rreth asaj se çfarë kanë bërë 1,000 kujdestarët e angazhuar të Vetëvendosjes për protestën. 

Lajme

25/01/2015 13:56

“Qata 1000 kujdestare te VV qe kan pase me parandalu eskalimin e dhunes kah u zhduken se…”, ka shkruar Selimi në Tëitter.

Ndryshe, anëtarë të LVV kishin paraparë që protesta të mos përshkallëzojë në asnjë moment, pasi që, sipas tyre, ata kishin angazhuar afër 1 mijë kujdestarë me emër dhe mbiemër, me qëllim që mos të pengohej skenari i kësaj lëvizjeje.