Messi nuk është në shitje
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka bërë të ditur se klubi nuk e ka ndërmend ta shesë sulmuesin Lionel Messi.
Sport
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se sulmuesi Lionel Messi nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Kreu i gjigantit katalan mohoi spekulimet se ylli argjentinas mund të shitet gjatë verës, duke insistuar se Messi do të mbetet në Camp Nou edhe për shumë vite të tjera.
“Messi është i lumtur në klub. Ka një dëshirë të madhe që t’i fitojë të gjithë titujt këtë vit”, deklaroi Bartomeu për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.
“Është duke kaluar një stinor të mrekullueshëm, është lideri i zakonshëm. Do ta mbajmë Messin edhe për shumë vite të tjera, nuk duam ta shesim”, u shpreh kreu i gjigantit katalan.