Agjenda për prishtinasit që do të presin vitin e ri 2015 në sheshet e kryeqytetit
Komuna e Prishtinës do të organizojë një sërë aktivitetesh për të gjithë qytetarët që vendosin të rrinë jashtë shtëpive dhe të presin vitin e ri 2015 nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit.
Lajme
Sipas një njoftimi të Komunës, aktivitetet argëtuese do të fillojnë në orën 14 të ditës së sotme, për të vazhduar deri pas mesnatës.
Në momentin e ndërrimit të mot-moteve, në ora 00:00 do të bëhet edhe lëshimi i fishekzjarrëve në mënyrë të kontrolluar, ndërsa policia dhe organizatorët do të kujdesën që në sheshet ku do të bëhet pritja e vitit të ri të mos ketë hedhje të petardëve, ndryshe do të pasojë dënimi prej 100 eurove.
Agjenda me aktivitetet e planifikuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ditën e sotme është:
14:00 – 14:30 Nezafete Shala dhe grupi “Melodia”
16:00 – 16:30 Zanzi bend
17:00 – 17:30 Bendi “Kadenca”
17:45 – 18:15 Bendi “2 Korriku”
18:30 – 19:00 Neki Emra dhe bendi
20:00 – 20:30 Aragona bend
Prej orës 21:00 deri rreth orës 02:00 do të fillojë programi festiv ku do të përformojnë këngëtarë dhe bende të ndryshme, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Po ashtu, nga ora 14:00 deri në orën 02:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të jenë rreth 40 shtande ku qytetarët do të shërbehen nga kafiteritë e qytetit të vendosura enkas për pritjen e vitit të ri 2015.