Feghouli, lojtari më i shpejtë në La Ligë
Lojtari i Valencias, Sofiane Veghouli edhe në mënyrë zyrtare është shpallur si lojtari më i shpejtë në Kampionatin Spanjoll të futbollit.
Sport
Nëse keni menduar ndonjëherë se Ronaldo, Mess apo Jordi Alba janë lojtarët më të shpejtë në La Ligë, atëherë keni gabuar shumë, pasi Feghouli është njeriu që e mbanë këtë epitet.
Algjeriani është shpallur edhe zyrtarisht si lojtari më i shpejtë në La Liga, pasi ka një shpejtësi prej 35.53km/h.
Kjo statistikë është llogaritur për shpejtësinë e lojtarit kur është pa top, pasi me top, Ronaldo dhe Bale janë më të shpejtë se ai.