Presidenti i Atleticos i hapur për rikthimin e Torresit
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo është shprehur i hapur për një rikthim të Fernando Torresit te skuadra spanjolle.

Sport
Cerezo nuk e ka mohuar mundësinë për të rikthyer Fernando Torresin te skuadra e Atletico Madridit.
“Transferimi i Torresit nuk është kompletuar, mirëpo kjo nuk do të thotë se ky transferim nuk do të ndodhë”, tha Cerezo për TVE.
“Ne kemi një skuadër të shkëlqyer, por ne mund të transferojmë ndonjë tjetër lojtar deri në orën e fundit të merkatos”.
“Do të luftojmë për të fituar La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Reyn në vitin 2015”, përfundoi Cerezo.