Mustafa në 25 vjetorin e LDK-së: Do të ndalim ikjen e qytetarëve (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka shënuar sot 25 vjetorin e themelimit të vet me një ceremoni solemne.

Lajme

23/12/2014 13:37

Kryetari i kësaj partie dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK që nga themelimi para një çerek shekulli e kishte qëllimin properëndimor.

Si udhëheqëse tashmë i Qeverisë, theksoi Mustafa, kjo LDK do t’u krijojë kushte qytetarëve të Kosovës që të mos e lëshojnë vendin.

Ai gjithashtu i ka porositur të rinjtë që të mos marrin pjesë në konflikte e luftëra në shtete tjera. /Kosovapress/.