Premier Liga, formacioni i javës

Chelsea vazhdon dominimin në Premier League dhe do të mbetet lider edhe pas kësaj jave, pasi ka shënuar fitore ndaj Stokes. Më poshtë e keni formacionin e javës të publikuar nga goal.com

Sport

23/12/2014 12:51

Të përzgjedhurit e Mourinhos fituan pa shumë probleme në fushën e Stoke City me rezultat 0-2, me golat e shënuar nga John Terry dhe Cesc Fabregas.

Megjithatë, as Manchester City nuk gaboi gjatë kësaj jave pasi arriti fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Crystal Palace.

Arsenal e Manchester United barazuan me Liverpool respektivisht Aston Villan, duke vërtetuar kështu formën jo shumë të mirë që po kalojnë.

Formacioni: Guzan, Clyne, Terry, Fonte, Kolarov, Matic, Downing, Fabregas, Silva Austin, Benteke