Özil kthehet në janar

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se mesfushori me pasaportë gjermane, Mesut Özil do të rikthehet në fillim të muajit janar.

Sport

23/12/2014 11:57

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil do të rikuperohet nga lëndimi i tij gjatë muajit janar, kështu kga thënë vet Wenger.

“Özil do të kthehet në fillim të muajit janar. Ai po punon shumë dhe është tejet i fokusuar në rikthim sa më të shpejtë”, tha Wenger.

Ai gjithashtu konfirmoi rikthimn e Tomas Rosicky, David Ospinas dhe Yaya Sanogos për ndeshjen e së premtes ndaj QPR.

Trajneri francez theksoi se mbrojtësi kryesor i skuadrës, Laurent Koscielny mund të rikthehet të dielën për ndeshjen ndaj West Ham.