‘Reus duhet të transferohet te Reali’
Ish-trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes ka thënë se superylli i Dortmundit, Marco Reus duhet të transferohet patjetër te skuadra madrilene, Real Madridi.
Sport
Heynckes ka thënë se për karrierën e Reusit, është më mirë që ai të transferohet te Real Madridi sesa te gjiganti bavarez, Bayern Munich.
“Unë do ti rekomandojë atij që të transferohet te skuadra e Real Madridit”, tha Heynckes për Sky 90.
“Bayerni në fazën ofanzive ka katër apo pesë lojtarë të klasit të lartë botërorë. Ku do të luajë Reus?”
“Nëse klauzola e tij është 25 milionë euro, atëherë të gjitha skuadra europiane duhet të garojnë për të”, përfundoi Heynckes.