Cana: Krenohuni me ne

Lorik Cana, ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë me skuadrën kuqezi. Ai është i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e ekipit në barazimin me Francën.

Sport

14/11/2014 23:59

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana është ndarë i kënaqur nga loja dhe angazhimi i skuadrës në barazimin 1:1 kundër Francës në Rennes.

Ai po ashtu thotë se të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenar me skuadrën.

“Po përmirësohemi vazhdimisht, punojmë për t’i eliminuar defektet që të shkojmë përpara. Organizimi, mentaliteti, të gjitha janë duke u përmirësuar dhe jam shumë i kënaqur për këta djelmosha që luftojnë, vrapojnë dhe e mbarojnë ndeshjen të rraskapitur sepse kanë dhënë maksimumin. Të gjithë shqiptarët duhet të krenohen me skuadrën”, deklaroi Cana pas ndeshjes.

“Treguam cilësi, nuk jemi ekip që e heqim topin, ne dimë të luajmë dhe krijojmë raste. Jemi duke punuar për t’u përmirësuar edhe më tepër”, u shpreh ai.