Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola

Numri i të vdekurve nga shpërthimi më i keq i Ebolës ndonjëherë është rritur në 5160 ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Bota

12/11/2014 19:28

Ritmi i shfaqjeve të rasteve të reja, sidoqoftë, duket se nuk është duke u rritur në shtete si Guinea dhe Liberia, por që numri i rasteve të reja është ende i lartë në Sierra Leone, thotë OBSH.

Me Ebola thuhet se janë infektuar më shumë se 14 mijë persona, shumica prej tyre janë nga Afrika Perëndimore.

Në raportin e botuar nga OBSH thuhet se “rastet e reja nuk kanë rritje të shpejtë në Guinea, Liberi por në Sierra Leone shfaqja e rasteve të reja akoma qëndron në nivel të lartë”, raporton BBC transmeton lajmi.net.