Madrilenët e zgjedhin Messin më të mirë se Ronaldo (Foto)

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka krijuar një sondazh në kërkim të futbollistit më të mirë të gjitha kohërave. Dhe, më së shumti vota mblodhi sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

07/11/2014 13:00

E përditshmja sportive spanjolle “Marca”, është e afërt me Real Madridin dhe shumica e lexuesve të saj janë tifozë të gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Andaj, është mjaft i çuditshëm fakti se si në një sondazh të “Marcas” me pyetjen se kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, fitues nuk doli një anëtar i Real Madridit, por rivali më i madh i tyre, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Në sondazh janë përgjigjur 80 mijë lexues të “Marcas”, kurse Messi zuri vendin e parë me 41.4 për qind të votave, para Ronaldos i cili u ndal në 30.5.

I treti doli legjenda e Argjentinës, Diego Maradona me 8.7 për qind të votave.