PDK-ja kërkon marrëveshje politike me Bllokun

Hashim Thaçi nuk pritet ta lejojë thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit as nëse Blloku do t’ia votojë kandidatin e tij për kryeparlamentar, duke mos i lejuar kështu rivalët politikë t’ia lëkundin “kolltukun” në ekzekutiv, shkruan gazeta Zëri.

 

Lajme

02/11/2014 09:35

Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina ka thënë se do ta thërrasë seancën në momentin që do të garantohet se do të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, pasi ka thënë se seanca duhet të thirret pas një marrëveshje për formimin e institucioneve.

“Funksionimi i institucioneve duhet të bëhet me marrëveshje dhe sipas ligjeve të Kosovës, ka thënë Kuçi.

(Zëri)