Si e bleu Shpendi shoqërinë civile!?
Shpend Ahmeti ia ka dalë t’ia mbyllë gojën të gjitha OJQ-ve që merren me monitorimin e punës së Komunës së Prishtinës.
Lajme
Disa përfaqësues të shoqërisë civile i ka emëruar këshilltarë të tij, një organizate kritike ia ka dhënë një projekt për monitorimin e punës së Prokurorimit, e organizatat tjera i ka rehatuar në zyra pa qira.
Lëvizja ” Fol”, e cila kohë pas kohe është marrë me monitorim të Komunës, është bërë pjesë e saj. Këtë lëvizje Ahmeti e ka futur nën ombrellën e vet, duke mos e lënë që ta bëjë asnjë raport për të. Kjo lëvizje, tani ka marrë punë në Komunën e Prishtinës, si monitoruese e prokurimit. Lëvizja “Fol” nuk ka bërë asnjë reagim prej që me komunë e Prishtinës po qeverisë VV-ja.
Një “mbyllje të gojës”, komuna që drejtohet nga Ahmeti, ia ka bërë edhe Institutit “Gap”. Në këtë institut, Ahmeti e ka të punësuar bashkëshorten, e siç dihet, edhe vetë Ahmeti ka qenë drejtues i saj. Ndërkohë, ky Institut çdo vit nxirrte raporte për qeverisjen e Prishtinës.
E, OJQ-ja e fundit që merrej aktivisht me qeverisjen e Komunës së Prishtinës, Iniciativa për Progres –INPO, tash e tutje pritet të jetë më e heshtur përballë Komunës.
Osman Bllaca, koordinator në këtë OJQ, para pak ditësh ka lënë drejtimin e INPO-së për t’iu bashkëngjitur kabinetit të Ahmetit. Bllaca siç merr vesh Express është emëruar këshilltar i Shpend Ahmetit.
Lirak Çelaj, asambleist në Komunën e Prishtinës nga radhët e PDK-së, ka thënë se punësimi i njerëzve të OJQ-ve në komunë është shqetësuese.
Ai ka thënë se me punësimin e tyre është indikative se shoqërisë civile po tentohet t’i mbyllet goja.
Tekstin e plotë të Gazetës Express mund ta lexoni këtu:
http://www.gazetaexpress.com/lajme/hulumtimlexojeni-se-si-shpend-ahmeti-ne-menyre-perfide-bleu-shoqerine-civile-55285/