West Ham e komplekson Barcelonën
Barcelona shquhet si skuadër që zhvillon lojë të bukur me pasime atraktive. Mirëpo, edhe gjiganti katalan do t’ia kishte zili një goli të realizuar nga ekipi U-21 i West Ham Unitedit.
Sport
Mund të ketë qenë ndeshje e skuadrave U-21 por prapë ajo që kanë bërë futbollistët e West Ham United në duelin kundër Ipswich nuk shihet rrallë në fushat e lojës.
Në fakt, Barcelona shquhet si skuadër që identifikohet me stilin e lojës ‘tiki-taka’ me pasime të shpeshta dhe aksione atraktive. Por, as gjiganti katalan nuk do të mbetet pa e xhelozuar aksionin e skuadrës londineze.
Në të ishte i përfshirë një ish futbollist i Barcelonës, Alex Song, i huazuar në West Ham United gjatë afatit kalimtar të verës.
Çdo fjalë është e tepërt, shikojeni këtë super aksion të kurorëzuar me gol.