Fillon largimi i rrethojave te institucionet publike
Bordi i Drejtorëve në Komunën e Prishtinës ka marrë vendim që të largohen të gjitha rrethojat nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë.
Lajme
Pas marrjes së këtij vendimi, Drejtoria Komunale e Inspeksionit, gjatë ditës së sotme, ka bërë largimin e rrethojave përrreth objektit ku ndodhet kjo drejtori, njofton komunikata e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.
“Komuna e Prishtinës kërkon nga të gjitha institucionet publike, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë, që të marrin masat për largimin e rrethojave”
“Pas largimit të rrethojave këto ambiente do të gjelbërohen”, përfundon ajo.