Sfida e ‘akullt’ e Majlindës
Majlinda Kelmendi pranoi nominimin nga Ministri i Sportit në detyrë, Memli Krasniqi, dhe u sfida me ujë të akullt për ALS Ice Bucket Challenge.
Sport
Edhe xhudistja e madhe Majlinda Kelmendi iu bashkua fushatës ALS Ice Bucket Challenge.
Ajo e pranoi sfidën nga Ministri i Sportit në detyrë, Memli Krasniqi dhe e tejkaloi sfidën e lagjes me ujë të akullt.
Kampionia e madhe pejane po ashtu përzgjodhi nominimet e saja, Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi.