Arsenali mban kuletën e hapur
Arsene Wenger ka bërë të ditur se Arsenali mund të bëjë përforcime të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Strategu francez mendon se skuadra e tij është e vogël në numër.

Sport
Arsene Wenger ka gëzuar tifozët e Arsenalit duke bërë të ditur se mund të bëjë përforcime të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Strategu francez ka angazhuar Alexis Sanchez, Mathieu Debuchy, David Ospina e Calum Chambers për sezonin e ri.
Por, ata duket se nuk i mjaftojnë. “Jemi të vogël në numër. Sinqerisht, jemi pak prapa në përgatitje sepse kishim 11 futbollistë në Kampionatin botëror dhe shumica prej tyre patën pushime më të gjatë pas tij. Mendoj se këtë vit, derisa finalja e Kampionatit botëror ushte më 13 korrik dhe fillimi i Premierligës më 16 gusht, ju duhet t’i jepni futbollistëve pushim dhe kjo ua shkurton përgatitjet”, u shpreh ai.
“Nuk e përjashtoj mundësinë e përforcimeve të tjera. Jo. Jemi pak në numër andaj nëse gjej dikë që na duhet, do të mundohem ta sjell këtu”, përfundoi Wenger.